Patoku i egër me këmbë artificiale

Këmba e printuar nga një printer tredimensional për një patok të egër, i hap rrugën mundësisë që në të ardhmen edhe njerëzit me gjymtyrë të prerë të përfitojnë nga kjo shpikje e mrekullueshme e teknologjisë. Kompania afrikanojugore që ka ndërtuar printerin ka arritur të ndërtojë një prej modeleve më të ndërlikuar të gjymtyrëve për patokun, i cili pas disa përpjekjeve arrin të ecë sërish si duhet dhe pa probleme. Drejtuesit dhe inxhinierët e “Bunny Corp”, shpresojnë që kjo teknologji fantastike e printerave 3D të arrijë të prodhojë në masë dhe me kosto të ulët gjymtyrë për qeniet njerëzore, çka do të bënte shumë më të thjeshtë ndihmën ndaj personave me aftësi të kufizuara fizike.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT