Gjithsej 2272 dokumente fotografike dhe 8 objekte të tjera të “Foto Studio Kallfa”, gjithsej 2280, janë dorëzuar tashmë për Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër.
Kjo arkivë, dhuruar nga Pllum Kallfa, djali i fotografit Mehmet Kallfa, i është bashkangjitur inventarit të Fototekës Kombëtare “Marubi”
Ministrja e Ministrisë për Kulturë, në Shqipëri, Mirela Kumbaro ka falënderuar familjen Kallfa për këtë kontribut. “Faleminderit Familjes Kallfa qe fototeken e trasheguar ia besuan Ministrise se Kultures! Plot 2300 negative e objekte!Trashegimia kulturore ndertohet nga kontributi i te gjitheve dhe ruhet nga shteti dhe nga te gjithe ne!”, ka thënë ministrja Kumbaro.
- Advertisement -