Pasuria që Muhammad Ali i la familjes së tij!

Edhe pse është martuar 4 herë, do të jetë bashkëshortja e fundit e Muhammad Ali, Lonnie, ajo që do të shijojë testamentin e lënë nga ish-boksieri i famshëm.

Sipas revistës së famshme “Forbes”, Ali ka lënë një trashëgimi prej 50 milionë dollarësh, një shumë kjo që pritet t’i kalojë të 9 fëmijëve të boksierit, shtatë vajza dhe dy djem dhe vetë bashkëshortes, por gjithashtu një pjesë mund tu shkojë edhe ish-grave të boksierit dhe të vëllait, Rahaman Ali.

Gjatë karrierës së tij, Muhammad Ali fitonte shuma të mëdha parash në duelet që zhvillonte, ku spikat shifra prej 8 milionë dollarësh fituar në duelin ndaj Holmer në vitin 1980, një shumë rekord për atë kohë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT