Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka patundshmëri të përbashkët familjare dhe para në bankat norvegjeze që kapin shumën prej rreth 1 milion €, raporton portali “Front Online”.

Mehaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar patundshmëri familjare në vlerë prej rreth 900 mijë €, rreth 24 mijë euro para të gatshme në bankat norvegjeze.

I pari i Mbrojtjes në Kosovë poashtu ka deklaruar se ka kredi në vlerë prej rreth 177 mijë euro, përderisa të hyrat familjare të tij nga Qeveria e Kosovës dhe Armata Norvegjeze arrijnë në rreth 44 mijë euro, ndërsa paga e bashkëshortes dhe shtesat e fëmijëve kapin shifrën vjetore prej rreth 32 mijë €./Front Online/

Më poshtë lista e deklarimit të pasurisë: