Thirrjes për deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, i është përgjigjur edhe ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Lutfi Zharku.
Shtëpia e Zharkut prej 252 m2, kap shumën prej 150 mijë euro, derisa toka bujqësore prej 23 mijë e 96 m2, sipas tij kushton hiç më pak se 170 mijë e 200 euro.
Tutje, Zharku ka të deklaruar një veturë të bashkëshortes të blerë në vitin 2016, 6 mijë e 500 euro- shkruan Indeksonline.
Pasuria e Zharkut nuk mbaron me kaq.
Ish- deputeti ka treguar se ka aksione në dy shoqëri komerciale si në “BprAL Riinvest” dhe “Komercijalna Banka Shkup (% e panjohur) 264 Aksione”.
Para të gatshme, të mbajtura në institucione financare ka rreth 47 mijë euro. /Indeksonline/
- Advertisement -