Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar se si është arrestuar zyrtarja e Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ahmeti ka thënë se gjatë një kontrolli që kanë bërë në Komunë kanë vërejtur se një zyrtare ka lëshuar vërtetime të rrejshme për tatim në pronë, vërtetim ky që kërkohet për regjistrimin e veturës.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në komunën e Prishtinës, kemi gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

Këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe natyrisht se lëshimi i rrejshëm i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore.

Km udhëzuar drejtoreshën e financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat disiplinore. Si pasojë e denoncimit e njëjta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale.

Si gjithmonë, nuk do të tolerojmë shkelje të tilla nga zyrtarët tonë pa marr parasysh pozitat e pasojat”.