Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, ku kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti nuk i’u lejua kandidmi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Arbërie Nagavci nga VV’ja ka thënë që qeveria Kurti 2 është e pashmangshme dhe e shumë pritur.

“Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur”, ka shkruar ajo.

Ajo theksoi se do ta përkrahin Kurtin edhe më tutje.

” Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës”, thuhet më tutje në postimin e saj.

Postimi i plotë i saj:

Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.

Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.

#KrejtdheDrejt me 14 shkurt.