Pas Vlora Çitakut, edhe ky zyrtar i PDK-së po përmendet si kandidat për president

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, ka folur për garën e hapur tashmë për president të ardhshëm të Kosovës.

Gjatë një debati në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, Latifi ka komentuar shpalljen e kandidaturës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për postin e të parit të vendit.

Sipas tij, Haradinaj nuk i ka gjasat e mira për ta pasuar Hashim Thaçin si president.

Madje, ai ka vlerësuar se politikanë të tjerë, nga parti të tjera, kanë mundësi më reale.

Latifi ka thënë se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është kandidat më i mirë se Haradinaj.

Ai madje ka parashikuar se Hoxhaj ka gjasa më të mëdha se Haradinaj për t’u bërë president i ri i Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT