Pas tetë orësh, kthehet furnizimi me ujë në “Kodër të Trimave”

Pas tetë orësh, në lagjen “Kodra e Trimave” është kthyer furnizimi me ujë.

Lexues të Indeksonline u ankuan sot se nga ora 11:30, ishte ndalur uji, për të mos ardhur për disa orë.

Ata madje kishin lajmëruar organet kompetente, por të cilat nuk u kishin kthyer ndonjë përgjigje.

Indeksonline raportoi për këtë ndërprerje të ujit në lagjen e Prishtinës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT