Pas Tahirit dhe Mustafës lirohen nga detyra edhe 4 ministra tjerë

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.

Pas kërkesës së tyre, nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi.

Kështu ka bërë të ditur Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi që duan të vazhdojnë si deputet të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT