Pas shiut dhe rrëshqitjes së dheut, bllokohet rruga kryesore që kalon nëpër Shalë të Bajgorës

Prej dy ditësh radhazi pati reshje të shumta të shiut anembanë vendit.

Padyshim se reshjet e shiut shkaktuan edhe dëme të mëdha në shumë komuna. Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se pas reshjeve të mëdha të shiut ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të rrugës kryesore nëpër Shalë të Bajgorës, transmeton Indeksonline. 

Sipas tij, falë intervenimit të shpejtë të komunës në Tunel të Parë është mundësuar hapja e rrugës nga kompania e kontraktuar duke mundësuar qarkullim të lirë të automjeteve./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT