Pas rrëfimit të nënës së Leotrimit nga Rezalla, krijohet poezi e me plot dhimbje për të dhe prindërit e tij (FOTO)

Rrëfimi emocionues i nënë Shukrie Ahmeti ( njëherit bashkëshortja e Komandatit- Dëshmor Malush Ahmeti nga fshati Rezallë i Skenderajt), ka bërë mijëra shqiptarë me lot nga dhimbja e madhe e humbjes së jetës së Leotrimit të vogël, shkruan Drenica Press.

Pas këtij rrëfimi shumë emocionues edhe pena e poetit nuk ka lënë pa derdhur vajin e saj në letrën e bardhë për Leutrimin 7 vjeçar. Është pikërisht Behram Geci, autori i cili i ka krijuar një poezi me shumë emocione, sikurse edhe ngjarja emocionuese e ndarjes nga jeta të Leotrimit.

Drenica Press, më poshtë ju sjellë poezinë e plotë nga Behram Geci për Leotrimin:

Ti o ëngjull i lirisë
Si t’a hedhë n’varg a’t dhimbje nëne?!
Si mund të shkruaj për a’t vajë fëmiu?!
Pa e mbushë vargun me lot zemra!
Pa qajtë vet si qilimiu!.
Tokë Dardane çfar merrë brenda?!
Si je mbush me engjuj plot?!
Copa, copa na u nda zemra!
Copë e mbetur m’u sh’këput sot!.
Ti o qiell që i fsheh këta shpirta?!
Engjullin sillja nënës njëherë!
S’e s’kalon nata as dita!
Pa e pa zgjuar, e pa e pa jerm!
Të vjen, Leotrimi t’i zbret n’prehër!
T’i buzëqesh, t’a puthë në ball!
Të rri me të e vogla zemër!
T’i heq dhimbje, t’i heq mallë.
Një shpres nënës i jep ngushëllim,
Se Malushi afër e mban!
E i plotëson boshllëkun tim!
Rrinë së bashku babë djalë.
S’a me dhimbje erdhë liria?!
Çmimi i saj sa dhimbje la!
S’a kurban t’bëhet dhe fëmia!
Po liria këtë çmim ka.
Durres 11.03.2021