Pas Rezallës edhe Çikatova e Vjetër i merr mbetjet mortore të 21 trupave

Pas dorëzimit të mbetjeve mortore të viktimave të fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt, përsëri edhe një fshat i Drenicës do t’i marr mbetjet mortore të viktimave që u vranë nga forcat serbe. Bëhet fjalë për mbetjet mortore të viktimave të fshatit Çikatovë e Vjetër nga Komuna e Drenasit. Nesër në Departamentin e Mjekësisë Ligjore do të bëhet dorëzimi i 21 trupave të viktimave nga fshati Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, të cilët janë vrarë dhe janë zhdukur që nga viti 1999.

Këta trupa janë identifikuar nga varreza masive e Rudnicës në Rashkë të Serbisë.
Dorëzimi i këtyre trupave do të bëhet nesër nga ora 10 ndërsa varrimi I tyre do të bëhet më 17 prill në orën 12 në Çikatovë e vjetër.
Disa ditë më herët janë rivarrosur 28 trupa nga fshati Rrezallë të cilët po ashtu janë gjendur në varrezën e Rudnicës./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT