Pas reagimeve, Qeveria del me deklaratë për arrestimin e dhunshëm të zyrtarëve të PSD-së

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e Qeverisë shprehen të shqetësuar nga pamjet e dhunës gjatë aksionit të PSD-së.

Tutje thuhet se në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush.

” Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.