Pas opozitës edhe Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në seancën për MSA’në

Përveç partive opozitare të cilat tashmë kanë konfrmiar se nuk do të marrin pjesë në seancën ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim Asociim, në seancë nuk do të marrë pjesë edhe Lista Serbe.

Përkundër se kanë deklaruar se nuk do ta pengojnë seancën e së hënës, ku pritet të votohet projektligji për MSA’në, partitë opozitare kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Ndërkohë, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, AAK’së dhe NISMA’s të, seancën pritet që ta bojkotojë edhe Lista Serbe.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje partive opozitare të jenë të pranishme në seancën për ratifikimin e MSA’së

Ai i ka ftuar partitë opozitare të jenë pjesë edhe e këtij procesi, sic kanë qenë edhe pjesë e shumë proceseve të tjera të rëndësishme për vendin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT