Pas një jave në një ishull të pabanuar, çifti shpëtohet pasi kishte shkruar ‘SOS’ në rënë (Foto)

Dy persona janë shpëtuar nga një ishull i pabanuar i Paqësorit pasi që helikopteri i marinës amerikane e kishte venë re shenjen ‘SOS’ që ata e kishin shkruar në rënë.

Pilotët e kishin vërejtur shenjen e shkruar në rënë në ishullin lindor Fayu në Micronesia dhe e kishin lajmëruar rojën bregdetare amerikane, transmeton Express.

Çifti Linus dhe Sabina Jack, të dy në të 50-tat e tyre, ishin kërkuar për një javë të terë, pasi që ishin shpallur të zhdukur.

SOS është një sinjal rreziku ndërkombëtar.

Ata ishin nisur nga ishulli i Webo me furnizime të limituara dhe pa pajisje emergjente, sipas marinës. /Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT