Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prishtinë, delegacioni amerikan në krye me Grenell nisën në Beograd

Emisari amerikan Richard Grenell, bashkë me një delegacion në orët e mbrëmjes së sotme arritën në Prishtinë. Ata u pritën në objektin e Qeverisë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kabineti i këtij të fundit.

Një takim me dyer të mbyllura, që u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike. Një ngjarje kjo që u cilësua historike si nga Hoti ashtu edhe Grenell, duke hapur rrugë edhe finalizimit të marrëveshjes politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa, marrëveshja e nënshkruar sot, tha so të hap edhe vende të reja të punës dhe perspektivë të re ekonomike.

Pasi përfunduan punë, delegacioni amerikan i udhëhequr nga Grenell u nisën për në Beograd.

Indeksonline sjellë pamje, derisa rreth orës 20:00 ata morën rrugën në kryeqendrën e Serbisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prishtinë, delegacioni amerikan në krye me Grenell nisën në Beograd

Posted by IndeksOnline on Monday, September 21, 2020

- Advertisement -

MË TË FUNDIT