Pas humbjes nga Drita, flet Gani Sejdiu: Ne po i falim ndeshjet në pjesën e parë, do të ketë reagime brenda klubit

Ka përfunduar ndeshja e Superligës së Kosovës në mes Dritës dhe Drenicës.

Drita ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 4 me 1, shkruan GazetaBlic.

Kastriot Rexha ka shënuar dy herë në këtë ndeshje kurse Betim Haxhimusa dhe Izair Emini kanë shënuar nga një herë për Dritën, ndërsa për Drenicën realizoi Alban Shillova.

Ndeshja përgjithësisht u dominua nga skuadra e Dritës e cila mori një fitore shumë me vlerë nga ky takim.

Pas ndeshjes shumë i nervozuar është dekalruar edhe trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu.

“Me brengos fakti që po tregohemi skuadër jo serioze në fushë. Ne të gjitha takimet jemi duke i humbur në pjesët e para atje ku zakonisht duhet të jemi shumë të përqëndruar, sepse determinuese është pikërisht ajo pjesë, ne realisht po i falim ndeshjet në drejtim të kundërshtarit në pjesën e parë. Ne reagum në pjesën e dytë por është një reagim i vonshëm, këto gjëra nuk duhet të përseritën, andaj do të ketë reagime dhe ndryshime të menjëhershme” deklaroi për Supersport, trajneri Gani Sejdiu.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT