Pas golit të Muriqit, gjyqtari ndali ndeshjen: Goditja e tij shqeu rrjetën e portës kundërshtare

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar shkëlqimin e tij në Kampionatin e Turqisë, ai sot arriti të shënoi një gol të bukur në ndeshjen ndaj Besiktasit, transmeton Gazeta Metro.

Sulmuesi nga Prizreni arrit të shënoi një gol mjeshtëror ndaj gjigantit turk, por skuadra e tij, Rizespor, pësoi një humbje të thellë nga Besiktasi me rezultatin 2-7.

Goditja e Muriqit nuk ishte aq e fortë, por ishte e mjaftueshme sa për ta shqyer rrjetën e golit dhe më pas gjyqtar kryesor kërkoj rregullimin e rrjetes.

24 vjeçari golin e shënoi në minutën e 42-të, që për të ky ishte goli i tij i 12-të këtë sezon./gazetametro.net

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT