Pas dy ditëve, mbyllet për pesë orë segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme

Në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, do t’a bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “ Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi.

Mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mengjesit.

Përmes këtij njoftimi, ministria kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative.​

- Advertisement -

MË TË FUNDIT