Pas dështimit të zgjidhet kryetar, Kerim kandidon për sekretar të OKB-së

Diplomati nga Maqedonia dhe i afërt me pushtetin, Srgjan Kerim pasi ka dështuar që të zgjidhet kryetar i OKB-së pasi mori më pak vota se kandidatët tjerë, tani ka kandiduar për vendin tjetër për të cilin është hapur kandidimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Srgjan Kerim ka kandiduar tani për sekretar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku ka edhe tre kundërkandidat tjerë.

Në renditjen e kandidatëve për sekretar të OKB-së Kerim është në vendin e katërt ndërsa i pari, Antonio Gutjeres, udhëheq bindsëhm për të qenë sekretar i kësaj organizate botërore./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT