Në Komunën e Prishtinës sot kanë dalur 10 raste pozitiv me koronavirus, nga 40 sa ishin sot në gjithë rajonin e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një reagimi në Twitter, ka kërkuar nga IKSHPK-ja që të informohet me më shumë detaje për të infektuarit.

“40 raste të reja sot e 10 me vendbanim në Prishtinë. Po presim më shumë informata nga IKSHP për të ju informuar më tutje”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, që deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 234 raste pozitiv me COVID-19.

ILSHP njoftoi 40 raste të reja janë konfirmuar sot me COVID-19. Vetëm 6 pacientë janë shëruar. Gjithsejtë janë testuar 296 mostra.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 40 raste”, thuhet ne njoftimin e IKSHP’se.

Në Prishtinë janë 10 raste, 8 janë në Vushtrri, 7 në Prizren, 6 raste në Fushë Kosovë, 5 në Obiliq dhe 1 në Skenderaj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë). Sot më 07 qershor 2020, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 890 raste”, thuhet në njoftim.