Partia FJALA: Dënojmë sulmin terrorist në Stamboll

Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi sonte në Stamboll,afër stadiumit të Beshiktashit ku deri më tani raportohet për 13 të vdekur.
Ata që organizuan këtë sulm terrorist, duhet ta marrin goditjen e merituar.
Terrorizmi dhe terroristët nuk njohin fe, komb, racë dhe vend.
Terroristët janë e keqja e njerëzimit.
Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për popullin turk.
Inkurajojmë Presidentin Erdogan dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë në luftën kundër terrorizmit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT