Partia FJALA: Dënojmë sulmet terroriste në Berlin dhe në Cyrih

Dënojmë fuqishëm sulmet terroriste që ndodhen sonte, njëri në tregun e Krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë ndërsa tjetri në Xhaminë e Cyrihut të Zvicrës.
Terrorizmi dhe terroristët edhe njëherë dëshmuan se nuk njohin fe as komb, racë dhe as shtet.
Terrorizmi dhe terroristët duhet ta marrin goditjen e merituar.
Të gjithë duhet bashkuar në luftën kundër terrorizmit.
Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, dhe të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë.