Partia e kryeministrit Haradinaj fitoj dy komuna sipas Exit Poll-it

Në bazë të rezultateve të exit-pollit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kthyer fuqishëm në skenën politike.

Ky subjekt në balotazh ia ka marrë LDK-së Suharekën, Ardian Gjini ka fituar në Gjakovë kundër Mimoza Kusarit, ndërkohë që ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në Rahovec, ku sipas exit-pollit, rezultati është 50 me 50.

Në raundin e parë, AAK-ja ka fituar në Deçan e Junik e po ashtu mbetet të shihet se çfarë ka ndodhur në Obiliq, komunë kjo për të cilën nuk ka pasur exit-poll. AAK është në garë edhe në Klinë me PDK-në.