Parodi në rrjetet sociale, Lavdrim Muhaxheri këndon këngën e John Lennon (Foto)

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë zgjedhur t’u përgjigjen me satirë videove të herëpashershme të ekstremistëve islamikë të ISIS-it. Një llogari në Twitter me emrin “ISIS Karaoke”, e hapur së fundmi, poston shpesh foto të luftëtarëve të shtetit islamik, shoqëruar me tekste të këngëve të njohura të muzikës botërore.

Mes fotove është edhe ajo e xhihadistit nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, i cili shoqërohet me një fragment nga teksti i këngës së John Lennon, “Imagine”.

“Imagjino sikur nuk ka parajsë, /është e lehtë ta bësh, /as ferr poshtë nesh, /mbi ne vetëm qiell”, shkruhet sipër fotos së Muhaxherit, i cili është kapur në një moment kur duket sikur po këndon.

Profili në Twitter ka mbledhur 35 mijë ndjekës vetëm për një javë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT