Parma befason liderin në Serie A (Video)

Parma tashme veçse është përshëndetur nga Serie A, po ashtu po kalon një krizë të thellë financiare, ka befasuar liderin dhe kampionin aktual në Itali, Juventusin, duke e mposhtur në Enio Tardini, me rezultat 1:0. Edhe pse Juventus në këtë takim, nuk hyri me formacionin më të mirë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jose Mauri në minutën e 60’. Në minutën e 82’ për Parmën në lojë u inkuadrua edhe Andi Lila. Parma bëhet vetëm skuadra e dytë që këtë edicion arrin ta mposht Juventusin./Drenicapress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT