Disa fotografi që thuhet se vijnë nga Solaris pranë Shibenik në Kroaci, janë shpërndarë në Facebook kanë treguar disa makina të parkuara.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa shoferë që vendosën të linin makinat e tyre buzë detit, por pas disa orësh “mbërriti një surprizë”.

Makinat nuk ishin më pranë detit, por gati të futura në ujë, sepse shoferët me gjasë që nuk llogaritnin në baticën kur parkuan makinat.

Dhe komentuesit në mediat sociale kanë arritur në përfundimin se këta shoferë sigurisht kanë qenë turistë.