Paris, policia ndalon protestat dhe tubimet

Policia e Parisit ka ndaluar protesta dhe tubime të tjera në qytet.

Policia e Parisit ka ndaluar protesta dhe tubime të tjera në qytet, ndërsa qyteti ende është në gatishmëri të lartë pas sulmeve vdekjeprurëse që ndodhën më 13 nëntor.

Departamenti i Policisë në kryeqytetin francez njoftoi sot se ndalimi po përhapet për shkak të “kontekstit të tanishëm”, duke përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme në vend të zgjatur për tre muaj.

Policia e Parisit thekson se rritja e sigurisë në qytet po ngrihet në një nivel edhe më të lartë, në prag të ardhjes së rreth 100 zyrtarëve të lartë në konferencën e Kombeve të Bashkuara që fillon pas shtatë ditësh.

Të premten, më 13 nëntor, në sulme të koordinuara terroriste në Paris u vranë 129 persona dhe mbi 350 të tjerë u plagosën. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT