Të paktën dy persona janë vrarë në një apartament që u shënjestrua nga një aksion i policisë sot në mëngjes në Saint-Denis, veri të Parisit, në kuadër të hetimit mbi atentatet e së premtes, sipas burimesh pranë hetimit, njofton ata.
Ende nuk njihet identiteti i viktimave por mes tyre ishte një grua që hodhi veten në erë, dhe të paktën tre policë janë plagosur në këtë operacion që përpiqej të arrestonte Abdelhamid Abaaoud, organizator i dyshuar i sulmeve të së premtes.
- Advertisement -