‘Parasite’ fitues i Oscar, për herë të parë një film koreano-jugor që merr këtë çmim

Mbrëmë është mbajtur një nga mbrëmjet më të rëndësishme në botën e artit.

Filmi koreano-jugor ‘Parasite’ ka arritur të fitojë Oscar-in për filmin më të mirë 2019 duke u bërë kështu filmi i parë që nuk është në gjuhën angleze, por që e merr çmimin kryesor.

‘Parasite’ arriti të fitojë katër çmime gjithsej, derisa 1917 mori tri, transmeton Indeksonline.

Më poshtë shihni edhe trailerin e këtij filmi që mundi filmin 1917 dhe Joker, dy filmat më të përfolur për Oscar ./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT