Parashikimi i motit për nesër e pasnesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius.