Parashikimi i motit për nesër

instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit temperatura maksimale do të sillen ndërmjet 14-16 gradë celsius teksa ato minimale 2-3 gradë celsius.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT