Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dytët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin mes 2-3 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 8-12 gradë Celcius.


Sipas këtij instituti, do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Ndërsa, të enjten parashihen intervale të shkurta me diell.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 24-25.11.2021

Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Të enjten parashihen intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.