Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15 gradë ditën e hënë për të vazhduar deri 17 gradë Celsius gjatë ditëve vijuese. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales duke krijuar kushte për një mot të mirë dhe stabil. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor”, thuhet në njoftimin e IHMKS-së, raportn lajmi.net.

“Në bazë të parashikimeve numerike, sinoptike dhe imazheve satelitore reshje shiu nuk prite të ketë deri në gjysmën e dytë të muajit. Temperatuarat mesatare minimale për këtë muaj pritet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në fund të njoftimit./lajmi.net

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT