Paraqitje e zbehtë e Trepçës në “Play-Off”

Përfundimisht, Trepça ka treguar se nuk e meriton kualifikimin në “Play-Off” këtë edicion. Edhe pse Sigal Prishtina ia bëri një favor, duke ia mposhtur konkurrentin direkt, Golden Eagle Ylli, të shtunën, ekipi mitrovicas dështoi të dielën, duke u mposhtur nga Kosova e Re Bashkimi me rezultat 77:74.

Kjo nënkupton se “Xehetarët” i kanë dhënë fund shpresave për fazën finale të sezonit. 25 pikët e Samir Zekiqit dhe 15 të Besnik Azemit, ishin të pamjaftueshme për ekipin gjelbër e zi, ndërkohë që për prizrenasit, më të dalluarit ishin, Muhamet Hasani, me 17 pikë dhe Qëndrim Biraj, që shtoi 13.

Superliga, java e 27-të: Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli 116:86, Peja – Vëllaznimi 96:53, Trepça – Kosova e Re Bashkimi 74:77 e Besa – Kastrioti 93:68.

Tabela: Peja 51 pikë, Sigal Prishtina 50, Kosova e Re Bashkimi 44, Golden Eagle Ylli 41, Trepça 38, Vëllaznimi 35, Besa 32 e Kastrioti 30.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT