Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ajo çfarë kemi parë në mbledhjen e KQZ ka qenë e pa precedent e pa hijshme, por duke mos përmendur fare kërcënimin që i është bërë të parës së KQZ’së, Valdete Dakes, nga partia pjesë e së cilës listë është edhe vetë Osmani.

Osmani i ka bërë këto komente përmes Facebook’ut, e cila ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor. Osmani ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Osmani

Osmani e ka quajtur mbledhje ne djeshme të KQZ’së të paprecedent dhe të pahijshme, ndërsa tha se u bë presion ndaj Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike, por nuk ka përmendur kërcënimet që zyrtarë të subjektit politik, Vetëvendosje, kanë bërë në drejtim të Valdete Dakës. E  që pjesë e listës për deputete nga kjo parti është edhe vetë Vjosa Osmani.

“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre”, ka thënë ajo.

Sipas saj edhe kryetarja Valdete Daka duhet ta përmbush detyrimin e saj ligjor ashtu edhe siç edhe është betuar./gazetametro.net