Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar sot për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.

Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.

Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtinën, Podujevën, Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Ferizaj ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit,

Ky vendim po kundërshtohet nga gastronomët dhe shumë qytetarë saqë është paralajmëruar edhe protestë për të premten.

Nëpër rrjete sociale është shpërndarë një thirrje që të premten me datë 13.11.2020 nga ora 11:00 në Sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, të protestohet kundër këtyre masave

Kjo thirrje është bërë nga një organizatë me emër “Zëri i populli”.

Njoftimi i plotë:

LETËR E HAPUR / FTESË:

PËR: Policinë e Kosovës (për sigurimin & mbarëvajtjen e protestës)

PËR: Mediat Vendore (për përcjelljen nga afër të protestës dhe transmetimin e saj)

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

PIKA 3, NENI 43 [ LIRIA E TUBIMIMIT ]

Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Me publikimin e këtij postimi, njoftohen të gjithë qytetarët të merrni pjesë në Protestë GJITHËPOPULLORE me datë 13.11.2020 nga ora 11:00 në Sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë së Kosovës, natyrisht duke respektuar masat e lëshuara nga INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETIT PUBLIK.