Paralajmërohen protesta të dhunshme gjatë samitit G20

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizere, tha sot se forcat e sigurisë së Gjermanisë presin afro 8 mijë protestues të dhunshëm në qytetin verior, Hamburg, më vonë këtë javë, kur kancelarja gjermane, Angela Merkel, i pret liderët e vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë, i njohur si grupi G20.

Maizere tha se afro 20 mijë policë janë ftuar për të garantuar siguri gjatë samitit G20 në Hamburg, më 7 dhe 8 korrik.

Sipas tij, policia po përgatitet për ta mbajtur kontrollin ndaj protestuesve antikapitalistë, të cilët pritet se do të bëjnë trazira.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT