Paraja me pak vlerë, për të blerë artikuj mbushin karrocat me para (FOTO)

Thonë që paraja s’është gjithçka, por edhe pa vlerë fare…Që prej 2008-s, Zimbabve ishte zhytur në një rreth vicioz hiperinflacioni, ku monedha vendase, Zim-dollari ishte zhvlerësuar aq shumë sa qytetarët nuk shkonin me portofol në dyqane a tregje për shpenzimet ditore, por me thasë të mbushura me para.

Situata nuk ka ndryshuar shumë shtatë vite më vonë. Dollari i Zimbabves vazhdon të pësojë rënie, ndonëse jo më me 500 miliardë për qind zhvlerësim si në 2008-n.

Gjatë kësaj periudhe në vend janë përdorur masivisht monedhat e huaja, që nga dollari amerikan, randi afrikano-jugor, huani kinez e deri tek jeni japonez.

Por autoritetet vendase lanë pas periudhën e pasigurisë dhe vendosën t’i japin fund kësaj situate. Në Zimbabve dollari vendas do të zëvendësohet në treg me dollarin amerikan. Por sa? 175 mijë kuadrilion zim-dollarë do të mjaftojnë për të blerë 5 dollarë amerikanë.

Reforma vlerësohet me rëndësi për t’i dhënë fund hiperinflacionit dhe për të futur në shina ekonominë e dobët vendase, por edhe për të zhdukur nga qarkullimi prerjen e famshme prej 100 triliardë dollarësh vendas.

Instituti financiar vendas ka bërë përllogaritjet dhe në total e gjitha paraja zimbabviane në qarkullim do të blejë rreth 20 milionë dollarë amerikanë.

Se sa urgjente ishte ndërhyrja mjafton të përmendet rezultati i një studimi, sipas të cilit, të fitoje çdo sekondë 1 dollarë të Zimbabves, pas 79 vitesh vlera e kursyer nuk kalonte një dollar amerikan.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT