Paracetamoli, bashkë me dhimbjet na heq edhe emocionet

Paracetamoli përdoret rëndom dhe gjendet në dhjetra produkte mjekësore, kryesisht për të qetësuar dhimbje të ndryshme fizike.

Deri më tani atij nuk i është njohur asnjë efekt anësor tejet i dëmshëm, por një grup studiuesish amerikanë thonë se bashkë me dhimbjet fizike, paracetamoli u heq konsumatorëve edhe emocionet.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat e grumbulluara nga dy grupe personash, nga njëra anë përdorues të rregullt të paracetamolit dhe nga ana tjetër persona që e konsumonin relativisht rrallë atë.

Dy grupeve iu shfaqën foto dhe video të ndryshme emocionuese dhe ajo që u vu re ishte se grupi i parë reagonte me më pak ndjeshmëri karshi këtyre imazheve në krahasim me reagimin e personave të grupit të dytë.

Udhëheqësi i studimit, Geoffrey Durso thotë se pjesa më e madhe e përdoruesve të rregullt të paracetamolit nuk arrijnë ta kuptojnë ndikimin që ka tek ta përdorimi i këtij produkti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT