Paraburgoset një shkupjane, keqtrajtoi fëmijën e saj 19 muajshe

Shkupjania A. H, 30 vjeçare, ka fituar paraburgim 30 ditorë për veprën penale ”mospërfillje dhe maltretim të fëmijës së mitur”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo grua e ka keqtrajtuar fëmijën e saj 19 muajshe, duke e gidutr në kokë dhe nëpër trup, që ka shkaktuar tronditje në tru. Rasti ka ndodhur më 31 gusht të këtij viti.

Sipas policisë, A. H është qortuar me vjehrrën e saj, e më pastaj e ka marrë në duar fëmijën e saj dhe e ka keqtrautar. Rasti është paraqitur në polici nga një kalimtar rasti. Fëmija është dërguar në spitalin e Shkupit, ku janë vërejtur shenja dhune në kokë dhe është konstatuar edhe tronditja në tru.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT