Paraburgim për 54-vjeçarin që ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren në Prizren

Tahir Thaqit, 54-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare. Ndaj 54-vjeçarit, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo Prokurori për Sinjalin dhe kanë njoftuar se kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata, e cila ka caktuar 30 ditë paraburgim për Tahir Thaqin.

Sinjali ka raportuar me burime se Tahir Thaqi dyshohet se edhe për dy raste të tjera të ngacmimit seksual, po ashtu të vajzave të mitura.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/