Para se ta vrisnin terroristët babai lënë një mesazh fëmijëve “babi ju do shumë”

Shko e thuaju fëmijëve që babai i do shumë”. Ky ishte mesazhi i fundit që një baba britanik i tha bashkëshortes së tij përpara se të qëllohej me armë zjarri nga terroristët e ISIS-it në Tunizi.

Mateu James, 30, nga Cardiff, ishte duke qëndruar në hotelin “Bellevue” në Sousse, kur ekstremistët sulmuan plazhin aty pranë, duke vrarë 37 njerëz dhe duke plagosur 36 të tjerë.

SIpas “Daily Mail”, gruaja e tij Saera Wilson, 26 vjeç tregoi se ajo së bashku me James po shijonin ujërat e kristalta të Mesdheut, kur sulmi filloi.

Ajo tha se “Ai mori një plumb për mua. Unë i detyrohem atij jetën time, sepse ai doli para meje kur filluan të shtënat. Ai ishte i mbuluar me gjak nga të shtënat, por më tha që të largohesha. Ai më tha: Të dua zemër, por vetëm shko dhe thuaju fëmijëve se babi i do shumë ata”.

Çifti i kishte lënë fëmijët, Tegan 6 vjeç dhe Kaden, 14 muajshe në shtëpi, në Kardif, South Wales, ndërsa kishin udhëtuar për në Tunizi për një pushim dyjavor që u kthye në makth.

Shtetasi britanik  është duke luftuar për jetën pasi u qëllua katër herë në stomak duke u përpjekur për të shpëtuar gruan e tij nga persona të armatosur terroristë, pasi ata sulmuan një qendër turistike në Tunizi sot.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT