Papa Françesku do t’i jepet fund beqarisë së priftërinjve

    Papa Françesku premtoi të gjejë një zgjidhje për beqarinë, e cila është e detyrueshme tek klerikët katolikë, duke vënë në dukje se i duhet edhe pak kohë, raporton gazeta italiane La Repubblica, transmeton Telegrafi.
    I pyetur nëse priftërinjtë katolikë një ditë do të lejohen të martohen, Papa tha se beqaria është vendosur pak më pak se njëmijë vjet më parë dhe se disa klerikë nga Lindja, me leje të Vatikanit, mund të kurorëzohen.
    “Ky është një problem, por jo më i madhi. Do të merr pak kohë, por gjithmonë ekziston një zgjidhje dhe do të përpiqemi ta gjejmë atë”, tha Papa Françesku , pa dhënë asnjë detaje shtesë.
    Më parë, Papa refuzoi mundësinë e heqjes së beqarisë për arsye se ne jemi “shpesh viktima të përkohshmes” ndërsa, beqaria për priftërinjtë dhe murgeshat duhet të jetë “zgjedhja përfundimtare”.
    Në një intervistë për La Repubblica, Papa Françesku ka dënuar dhunën seksuale ndaj fëmijëve, duke e quajtur atë si një “plagë” të Kishës Katolike