Panik për vaj në Skenderaj, qytetarët zbrazin raftet e marketeve

Gjatë ditë së sotme qindra qytetarë të Skenderajt ia kanë mësyrë marketeve që të rezervojnë vaj për nevoja shtëpiake. Si pasojë në njërin nga lokalet e Skenderajt brenda pak orësh u zbrazen raftet, madje për një kohë është ndaluar shitja me komplete, por vetem me shishe. Mirëpo pasdite gjendja është stabilizuar dhe fluksi i qytetarëve që po blejnë vaj po vazhdon ende, shkruan Drenica Press.

Ndërkaq çmimi i vajit ka shënuar rritje në shumicën e marketeve të Skenderajt, poashtu në gjithë Kosovën. Përveç vajit, produkti tjetër më i kërkuar po mbetet mielli. Ani pse shoqata e Mullisëve të Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për panik, sepse ka sasi të mjaftueshme të miellit./ DRENICA PRESS/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT