Pandispanjë me krem dhe fruta

Një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shijshme. Mund ta përgatisni për një festë apo ditëlindje fëmijësh.

Për pandispanjën:
5 vezë
një majë thike kripë
1 pako sheqer vaniljeje
125 g sheqer
75 g miell
50 g niseshte
25 g kakao
1/2 lugë gjelle pluhur pjekjeje

Për kremin:
350 g krem djathi Philadelphia
80 g /100 g sheqer pluhur
lëkura e 1/2 limoni
3 lugë gjelle lëng limoni

Për zbukurimin me fruta:
200-250 g luleshtrydhe
2-3 kokrra kivi
një dorë boronica
ca gjethe mente

Përgatitja:
Në një tavë rreth 35 x 40 cm, shtrojmë letër pjekjeje. Më pas ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe bëjmë marengë me të bardhat dhe pak kripë. Shtojmë aty sheqerin pluhur dhe sheqerin e vaniljes dhe vazhdojmë t’i rrahim të gjithë përbërësit për 5 minuta. Shtojmë një e nga një edhe të verdhat e vezëve, pa e ndërprerë rrahjen. Përziejmë miellin, niseshtenë, kakaon dhe pluhurin e pjekjes. Marrim një sitë dhe ndërsa sitim përzierjen e miellit që përgatitëm, ia shtojmë marengës. E hedhim këtë masë në tavë dhe e lëmë të piqet për rreth 12 deri 15 minuta, në furrën të cilën e kemi ngrohur që më parë në temperaturën 200 gradë. E lëmë të ftohet për 3 minuta dhe e zhvendosim nga letra e pjekjes. E vëmë mbi një pecetë kuzhine dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Më pas, e vendosim mbi një dërrasë kuzhine dhe me ndihmën e një forme e presim në rrathë me diametër 10 cm. Në fund, do të dalin afërsisht 10 rrathë. Pjesët e mbetura të pandispanjës mund t’i përdorni për ndonjë recetë tjetër, si për shembull për zupa. Bëni mirë të mos e hidhni pandispanjën që mbetet edhe nëse nuk do ta përdorni në moment. Ajo mund të ruhet në frigorifer, në ngrirje.
Për përgatitjen e kremit fillojmë me rrahjen e kremit të djathit Philadelphia me sheqerin pluhur. Më pas shtojmë lëkurat e limonit dhe  lëngun e tij dhe vazhdojmë ta rrahim derisa të përftojmë një masë homogjene. Kremin e ndajmë në mënyrë të barabartë mbi çdo pjesë pandispanje dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe, kivi dhe boronica, siç mund ta shihni edhe në figurë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT