Është ndërprerë ndeshja në Podujevë ndërmjet Llapit e Dritës. Pas minutës së 70-të kur Drita e shënoi golin e tretë, situata në stadiumin “Zahir Pajaziti” doli nga kontrolli, një numër shikuesish hynë në fushë dhe gjyqtarët dhanë shenjë për ndërprerjen e lojës, e cila pritet të fillojë pasi të zbrazet i tërë stadiumi.
Takimi pritet të fillojë për çdo çast tani pas një ndërprerjeje që zgjati rreth 15 minuta. Përndryshe, edhe pjesa e parë e takimit ishte përshkuar me skena tensionuese dhe problematike, meqë pas golit të parë të Llapit dhe reagimit të trajnerit të Dritës Bekim Isufit, i cili pretendonte se goli është shënuar nga ofsajdi, gjyqtari Nuza kishte përjashtuar Isufin nga ndeshja.
- Advertisement -