Pamjet e para pas plagosjes së Shaban Ramajt, miku i tij kërkon mbylljen e mediave (FOTO)

Shaban Ramaj ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes së mbrëshme me armë në një kafeteri në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Ai sot është liruar nga spitali.

Miku tij, Galan Mehmetaj, ka publikuar një fotografi me Ramajn dhe ka njoftuar se plumbi ia ka përshkuar stomakun.

“Shabi shnosh si molla. Një plumb i shkrepur aksidentalisht ia ka përshku barkun më gërrvishtje. E sa i përket mediave kosovare, me të vërtetë janë bizare në shpifje krejt krejt palidhje. Porale t’leshit ju duhet mbyllur urgjentisht”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.