Pamjet e gazit në Kuvend ishin investim i disa kosovarëve në dëm të Kosovës, u desh mund për ta shlyer atë imazh – thotë Thaçi

Pamjet e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe në përgjithësi ato skena në Parlament, ishin shumë të dëmshme për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka thënë në Zona B në Klan Kosova, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar se tash spektri politik është më i pjekuar se viteve të kaluara.

“Skena politike është pjekur shumë dhe nuk është ajo e viteve 2015-16”.

“Tash të gjithë duhet të shikojmë ka e ardhmja dhe të flasim për atë se si të bëhemi pjesë e NATO-së, bota po na shikon dhe ne duhet të kryejmë detyrat e shtëpisë”.

“Është investuar shumë në kuptimin negativ nga disa kosovarë në dëm të Kosovës dhe është dashur shumë energji për të shlyer atë pamje të keqe”, ka deklaruar Thaçi duke shtuar se me këtë po nënkupton skenat e gazit në Kuvend.

“Fillojë të krijohej një edukatë tek njerëzit se gjithçka është keq, nuk ishte ashtu as atëherë, as tash. Kosova është në rrugë të drejtë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT